Deda: Amerika s’e blen propagandën serbe, Kosovën po e akuzon për tri veprime kryesore - Gazeta Express
string(83) "deda-amerika-se-blen-propaganden-serbe-kosoven-po-e-akuzon-per-tri-veprime-kryesore"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 6:47

Deda: Amerika s’e blen propagandën serbe, Kosovën po e akuzon për tri veprime kryesore

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 6:47

Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se Kosova po i merr tri akuza kryesore prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, e para është sulmi ndaj institucioneve të pavarura që ShBA i ka ndërtuar në Kosovë, kurse e dyta është përçarja e madhe ndëretnike dhe e treta, sipas tij, është akuza që Kosova po e minon stabilitetin rajonal.

“Këto janë gjitha akuza apo vlerësime politike shumë me rëndësi dhe Shtetet e Bashkuara thanë se këto hapa i kanë marrë që t’i mbrojnë interesat e veta në Kosovë”.

“Është një degradim shumë i madh i marrëdhënieve dhe kjo po shihet njëjtë edhe prej nivelit të takimeve që delegacionet në New York po i kanë me përfaqësues të shteteve të ndryshme. Ne kemi bërë kritika edhe në të kaluarën. Nuk shkon presidentja dhe kryeministri në të njëjtën, nuk shkohet ashtu jashtë vendit. Nuk bëhet kjo”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për fotografitë që kanë qarkulluar sot nëpër rrugët e New Yorkut të bëra nga propaganda serbe se kinse në Kosovë po përdhosen kishat dhe varrezat e serbëve në mënyrë të vazhdueshme.

Deda tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e blejnë këtë propagandë, por tha se sa më shumë që Kosova izolohet nga Perëndimi, aq më shumë forcohet propaganda kundër Kosovës.

“Sa më shumë që Kosova izolohet nga Perëndimi, aq më shumë forcohet propaganda kundër Kosovës dhe mund të bëhet edhe më e egër nëse ne vendosim të sharrojmë në izolim më të thellë”.

“Shtetet e Bashkuara nuk bien pre e propagandave. Të gjitha të dhënat i marrin prej këtu, nuk e blejnë atë propagandë”, tha ai.