Deda: Aktgjykimi i Kushtetueses e cek që nënkryetarët zgjedhën në pako, shumë e thjeshtë - Gazeta Express
string(86) "deda-aktgjykimi-i-kushtetueses-e-cek-qe-nenkryetaret-zgjedhen-ne-pako-shume-e-thjeshte"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 14:00

Deda: Aktgjykimi i Kushtetueses e cek që nënkryetarët zgjedhën në pako, shumë e thjeshtë

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 14:00

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar lidhur me situatën në Kuvend. Ai ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses e cek që parlamenti duhet të konstituohet sipas praktikave të kaluara, gjë që nënkupton se nënkryetarët nga tri partitë e mëdha votohen në bllok, po ashtu edhe nënkryetarët nga partitë e komuniteteve joshumicë votohen në bllok.

Deda këtë deklaratë e ka bërë pasi që votimi për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë është proceduar në mënyrë ndaras, duke bërë kështu që nënkryetari nga ana e komunitetit serb të mos zgjidhet ende.

‘‘Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të kësaj vere e cekin që Kuvendi konstituohet sipas praktikave të kaluara.

Praktikat e kaluara:

– Nënkryetarët nga tri partitë e mëdha votohen në bllok.

– Nënkryetarët nga partitë e komuniteteve joshumicë votohen në bllok.

Shumë e thjeshtë’’, ka shkruar ai.