Barcelona vazhdon të lëvizë pas kuintave për merkaton e ardhshme, dhe këtë javë në qendër të vëmendjes ka qenë drejtori sportiv, Deco.
Pas intervistës së gjatë ku foli mbi lëvizjet e verës, ai është parë në disa takime me agjentë lojtarësh.
Javën e kaluar, Deco u takua me Andy Bara, agjentin e Cardoso Varela, Joan Garcia, Dani Olmo dhe talentit brazilian Rafael Belinho.
Ndërsa këtë javë, sipas “Sport”, ai është parë me Carlos Goncalves dhe Antonio Casanova nga agjencia Pro Eleven.
Takimi ka qenë informal, por një nga emrat e përmendur ka qenë Gonçalo Oliveira, mbrojtësi 19-vjeçar i Benficas.
Oliveira po spikat me skuadrën B të Benficas, ndërkohë që është aktivizuar edhe me kombëtaren U21 të Portugalisë.
Ai është ulur disa herë në stolin e parë të ekipit të madh, megjithëse nuk ka debutuar ende.
I majtë natyral dhe me kontratë deri në vitin 2027, ai përputhet me profilin që Barcelona ndjek shpesh.
Sipas burimeve katalanase, ai ka fituar edhe miratimin e trajnerit José Mourinho, i cili ka një “dobësi” për të.
Nevoja për një qendërmbrojtës të ri në “Camp Nou” është reale.
Me largimin e Iñigo Martínez, Barça ka humbur të vetmin qendërmbrojtës të majtë në skuadrën e parë.
Aktualisht kanë shtatë mbrojtës për katër pozicione, por e ardhmja e Andreas Christensen mbetet e pasigurt, pasi kontrata i skadon verën e ardhshme dhe Deco nuk ka dhënë përgjigje të prerë mbi rinovimin.
Nën menaxhimin e tij, Barcelona ka ndjekur politikën e afrimit të të rinjve premtues – qoftë për t’i integruar direkt në ekipin e parë, siç ndodhi me Roony Bardghji, ose për t’i zhvilluar e më pas shitur me fitim. Oliveira mund të jetë kapitulli i radhës në këtë strategji./GazetaExpress/