Deco jep detaje nga bisedimet për vazhdimin e kontratave me dy yjet e Barçës - Gazeta Express
string(76) "deco-jep-detaje-nga-bisedimet-per-vazhdimin-e-kontratave-me-dy-yjet-e-barces"

Futboll

Gazeta Express

20/09/2025 18:48

Deco jep detaje nga bisedimet për vazhdimin e kontratave me dy yjet e Barçës

Futboll

Gazeta Express

20/09/2025 18:48

Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco, ka dhënë një përditësim të dyfishtë rreth bisedimeve për rinovimin e kontratave të Frenkie de Jong dhe Robert Lewandowskit.

Të dy lojtarëve u skadon kontrata verën e ardhshme dhe që nga janari do të kenë të drejtë të negociojnë si lojtarë të lirë me klubet jashtë Spanjës.

Klubi ka qenë duke punuar për rinovimin e De Jong që nga fundi i vitit 2025, por pak progres është bërë, për shkak të negociatave të ndërlikuara edhe për pagesat e papaguara nga kontratat e mëparshme.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, më herët kishte shprehur besimin e tij se do të arrihej një marrëveshje me holandezin, dhe tashmë edhe Deco ka forcuar qëndrimin e klubit.

“Jemi në bisedime. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne,” tha Deco për Mundo Deportivo.
“Mendoj se ai është i lumtur te Barcelona. Edhe ne jemi të lumtur me të. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem.”

Megjithatë, Deco pranoi se situata është disi ndryshe për Lewandowskin, pasi klubi ka opsionin për të zgjatur kontratën e 37-vjeçarit deri në sezonin 2026/27.

Dëmtimet e kanë penguar në fillimin e këtij sezoni dhe, pavarësisht rekordeve të tij të jashtëzakonshme të golave, klubi po tregohet i kujdesshëm për një marrëveshje që do ta mbante atë edhe përtej moshës 38-vjeçare.

“Kjo është një situatë ndryshe. Robert ka qenë i rëndësishëm dhe mbetet i tillë për ne. Mendoj gjithashtu se, duke pasur parasysh moshën dhe karrierën e tij, ai do ta vlerësojë vit pas viti. Vjen një moment në karrierë kur nuk bëhen më shumë plane afatgjata.

Mendoj se ai është i fokusuar te ky sezon. Edhe ne po ashtu, kështu që do të shohim. Ai është një lojtar që varet shumë nga vullneti i tij, si ndihet dhe si i sheh gjërat. Do të shohim progresin e tij gjatë vitit dhe pastaj do të flasim.”

Lewandowski gjithashtu është i vendosur të luajë me Poloninë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndërsa synon ta udhëheqë kombëtaren e tij drejt turneut të verës së ardhshme./GazetaExpress/