Klubi shqiptar nga Mali i Zi, Deçiç nga Tuzi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës.
Deçiç triumfoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj ekipit nga Maqedonia e Veriut, Sileks në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Bajovic kaloi vendasit në epërsi në minutën e 39-të të takimit, shkruan Gazeta Express.
Për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi u përkujdes Ndiaye që shënoi në minutën e 71-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Maqedoninë e Veriut.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...