Deçani, Albini dhe nxitimi opozitar - Gazeta Express
string(34) "decani-albini-dhe-nxitimi-opozitar"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

16/07/2021 14:58

Deçani, Albini dhe nxitimi opozitar

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

16/07/2021 14:58

Nëse deri sot jemi mjaftuar me prezencën fizike të dikujt, sot e tutje nuk duhet pranuar kaq pak. Sot e tutje do të kërkojmë që sistemi të funksionoj aq mirë sa të mos na duhet asnjë emër i përveçëm prezent në raste të fatkeqësive

Nga: Fisnik Dragusha

Helmimet masive në Deçan, që kanë prekur pothuajse 1 500 qytetarë, apo kaq kanë kërkuar trajtim mjekësor, i kanë dhënë komunës në perëndim të Kosovës një pamje tronditëse, duke mobilizuar njëkohesisht të gjithë mekanizmat komunal e shtetëror.

Megjithëse nuk dihet shkaku real i këtyre helmimeve, mostrat e marra nga IKShPK si dhe nga institute tjera përkatëse, japin indikacione për bakterie. E ajo që spikatë në këtë situatë nuk është personeli mjekësor, që do të duhej të ishte, nuk është mungesa e aftësive e as mjeteve për të kryer analizat e nevojshme, por është politka, konkretisht opozita, si dhe media. Deri këtu gjithçka është e kuptueshme.

Kërkesat e opozitës drejtuar Kryeministrit të Republikës, më shumë flasin për opozitën se sa si do të duhej të ishte reagimi i Kryeministrit në këtë gjendje. Nxitimi i opozitës duke mos përfillë ndjeshmërinë e situatës, duke u bazuar në thashetheme, duke keqpërdorë urgjencën e shëndetit, me pretendimin që të jenë më afër qytetarit, qoftë edhe vetëm me vizita kurtoazie. E gjithë kjo, tregon mendëinë provinciale, që gjithçka mbështetë në forcën e individit, duke abstrahuar rëndësinë e shtetit e të sistemit.

E gjithë kritika e opozitës, mbështetet në faktin se pse Kryeministri nuk gjendet në Kosovë, dhe se kjo përbënte  mungesën e seriozitetit të Kryeministrit karshi problemit, duke e akuzuar se është në pushime, madje luksoze apo duke debatuar për qejf me lider të majtë ideologjik  ballkanik, pra duke vazhduar një traditë ku debati që bëhet aty është më shumë filozofik se sa praktik.

Halli i opozitës ishte më tepër si të krijonte një përshtypje negative për qeverinë në përgjithësi, se sa artikulimi moral i çështjes, madje halli opozitar të linte shije populizmi pa shije.

Opozita dhe gjithkush tjetër, duhet të kuptoj që ajo që është me rëndësi në të tilla situata, është funksionimi i aparatit shteteror, përfshirë  rregullatorët dhe mekanizmat përcjellës, pra, aspak nuk është deciziv prania e një individi, kushdo qoftë ai Kryeministri apo Presidenti apo kleri fetar dhe kështu të bëhej shkëputje prej forcës së individit duke e mbështetur besimin te shteti.

Opozita duhet urgjentisht të mësoj se rëndësia e aparatit shtetëror, funksionimi i shtetit, nuk duhet varur në një emër, ajo duhet se s’bën, të funksionoj me parime, rregulla, dhe mekanizma të cilat nuk rrënohen në mungesë të një emri apo pozite, e as të njëqind emrave apo pozitave. Aparati shtetëror është mbi individin, kushdo qoftë ai apo ajo, duhet t’i subordinohet shtetit. Opozita duhet t’i jep rëndësinë që meriton shteti dhe sistemi, duke mos minuar rëndësinë e sistemit karshi personit.

Nëse deri sot jemi mjaftuar me prezencën fizike të dikujt, sot e tutje nuk duhet pranuar kaq pak. Sot e tutje do të kërkojmë që sistemi të funksionoj aq mirë sa të mos na duhet asnjë emër i përveçëm prezent në raste të fatkeqësive.