Deçan: Hajnat marrin kasafortën me 150 mijë euro dhe ari – viktima: “Paratë i kisha kursyer për shërimin e nipit” - Gazeta Express
string(107) "decan-hajnat-marrin-kasaforten-me-150-mije-euro-dhe-ari-viktima-parate-i-kisha-kursyer-per-sherimin-e-nipit"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 10:53

Deçan: Hajnat marrin kasafortën me 150 mijë euro dhe ari – viktima: “Paratë i kisha kursyer për shërimin e nipit”

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 10:53

Një vjedhje ka ndodhur dje në Carrabreg të Deçanit.

Nga ora 15:00 deri në 18:00, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e M. K., pronar i furrës së bukës “Evropa”, duke hyrë përmes një dritareje të katit të dytë dhe kanë marrë kasafortën e hekurt që ndodhej në dhomën e fjetjes.

Sipas ankuesit, brenda kasafortës ndodheshin 150 mijë euro para të gatshme, si dhe stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro.

Sinjali raporton se ai ka deklaruar se këto para i kishte kursyer nga biznesi ndër vite, ndërsa një pjesë ia kishin dhënë miqtë e tij për shërimin e nipit jashtë vendit, në Turqi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve të stacionit, të cilat kanë njoftuar prokurorin kujdestar, hetimet rajonale, forenzikën dhe kanë kërkuar edhe angazhimin e njësisë K-9. Deri tani nuk ka persona të dyshuar, ndërsa rasti është nën hetime.