Deçan: Arrestohet një burrë pasi sulmoi dy gra nën ndikim të alkoolit, njëra përdori sprej për t’u mbrojtur - Gazeta Express
string(104) "decan-arrestohet-nje-burre-pasi-sulmoi-dy-gra-nen-ndikim-te-alkoolit-njera-perdori-sprej-per-tu-mbrojtur"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 9:14

Deçan: Arrestohet një burrë pasi sulmoi dy gra nën ndikim të alkoolit, njëra përdori sprej për t’u mbrojtur

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 9:14

Dje në Deçan rreth orës 11:45, policia ka arrestuar një burrë kosovar që dyshohet se, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht dy gra kosovare.

Sipas policisë, gjatë incidentit njëra nga viktimat ka përdorur sprej në drejtim të të dyshuarit në përpjekje për t’u mbrojtur.

Prokurori i rastit ka urdhëruar dërgimin e të dyshuarit në mbajtje, ndërsa ndaj viktimës që ka përdorur sprejin është iniciuar procedurë për mbajtje, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës, si dhe përdorim të saj. Spreji është konfiskuar, ndërsa ajo është liruar në procedurë të rregullt.

“Deçan 20.11.2025-11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Lidhur me rastin njëra nga viktimat ka përdorur sprej në drejtim të të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,  ndërsa ndaj viktimës iniciohet rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës si dhe përdorim i armës, spreji konfiskohet dhe e njëjta lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës