Debutimi në fanellën e Leeds Unitedit ka qenë “tragjik” për Dominic Calvert-Lewin.
Sulmuesi anglez në fakt nuk e kishte menduar asnjëherë që do ta bënte atë që po thuhet si debutimi më i keq në histori të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, 28-vjeçari i humbi tri raste që s’humben, ndërsa kjo nuk mjaftoi pasi gjërat u përkeqësuan kur ai e humbi edhe penalltinë dhe ekipi i tij u eliminua nga Carabao Cup nga Sheffield Wednesday, një ekip që po kalon nëpër një krizë të thellë.
Got to be up there with the worst cameos ever from Dominic Calvert Lewin?🤣🤣🤣missed 3 sitters from less than 5 yards out all within 5 minutes, and then misses a pen in the shootout
Absolute honking footballer 😂😂😂 pic.twitter.com/KKr40xqZja— JK 🐏🐎 (@JK_dcfc) August 26, 2025
Ai i pati rastet në minutat shtesë, por topi assesi nuk donte të hynte në portë.
Calvert-Lewin u transferua së fundmi në Leeds pasi e mbylli eksperiencën tek Evertoni.
Ai mund të bëhej hero i ekipit nga Premierliga, madje duke shënuar “hat-trick”, por në fund doli të ishte fytyra më tragjike e lojës, e cila përfundoi baras, 1:1 dhe më pas Sheffield fitoi në penallti.
Calvert-Lewin do të mundohet ta harrojë këtë natë tragjike dhe të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme në kampionatin anglez. /Gazeta Express