Debutim i jashtëzakonshëm për Benzema te Al Hilal – het-trik në ndeshjen e parë - Gazeta Express
string(77) "debutim-i-jashtezakonshem-per-benzema-te-al-hilal-het-trik-ne-ndeshjen-e-pare"

Sport

Gazeta Express

05/02/2026 20:26

Debutim i jashtëzakonshëm për Benzema te Al Hilal – het-trik në ndeshjen e parë

Sport

Gazeta Express

05/02/2026 20:26

Karim Benzema ka shkëlqyer menjëherë me Al Hilal, duke realizuar një het-trik në debutimin e tij të parë për skuadrën saudite. Sulmuesi francez shënoi në minutat 31’, 60’ dhe 64’, duke siguruar fitoren e qartë 6-0 për ekipin e tij.

Benzema luajti 73 minuta para se të zëvendësohej nga trajneri Simone Inzaghi, por ndikimi i tij në lojë ishte i menjëhershëm dhe vendimtar.

Ky debutim vjen vetëm 72 orë pas kalimit nga Al Ittihad, një transferim që shkaktoi debat dhe reagime të shumta në Arabinë Saudite.

Fituesi i Topit të Artë 2023 ishte protagonist edhe sezonin e kaluar, duke ndihmuar Al Ittihadin të fitojë titullin e kampionit, përpara se të bëhej lëvizja befasuese drejt rivalit të madh, Al Hilal.

Kalimi i Benzemas nuk është vetëm një surprizë e madhe për futbollin saudit, por edhe një forcim i jashtëzakonshëm i pozicioneve të Al Hilalit në renditjen e kampionatit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement