Debati Ruçi-Gjuzi: Nuk ngatërrohem me ty se ruaj pastërtinë time - Gazeta Express
string(63) "debati-ruci-gjuzi-nuk-ngaterrohem-me-ty-se-ruaj-pastertine-time"

Debati Ruçi-Gjuzi: Nuk ngatërrohem me ty se ruaj pastërtinë time

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2021 13:40

Në seancën e sotme parlamentare nuk mund të mungonte dhe debati mes dy ”filozofëve” të parlamentit. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është përplasur me deputetin Kujtim Gjuzi, pasi ky i fundit i tha se në atë detyrë është deri më 25 prill.

Në kundërpërgjigje, Ruçi i tha se është deri me 8 shtator, jo me 25 prill dhe i kërkoi të tërheqë mbrapsht atë që tha.

Lexo Edhe:

Debati i tyre është shoqëruar edhe me tone të larta ndaj njëri tjetrit.

Pjesë nga debati:

Gjuzi: 5 milion lekë shkon kurimi anti-COVID jashtë spitalit, Brenda spitalit e dini vetë. Zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje mandati i tretë, mandati i mandati i tretë. Si do i merrni mandatet? Duke mos bërë asgjë? Deri në datën 25 Prill je kryetar ti.

Ruçi: Merre mbrapsht se nuk më takon mua kjo. The që jam kryetar deri në datën 25. Deri në datën 8 Shtator jam. Do të paguajmë edhe ty deri në datën 8. Ty të paguajnë ata. Nuk kam ndërmend të ngatërrohem se ruaj pastërtinë time.

Gjuzi: Do ta shikosh ku do përfundosh, ja këtu do të jesh, këtu.

Ruçi: Po more po! Akti normativ numër 4 Kujtim, për buxhetin e vitit, pa votën e Kujtimit pro 83, kundër me votën e Kujtimit, 13 abstenim, 3 kundër, miratohet.

Më tej Ruçi vijon të ironizojë Kujtim Gjuzin duke i përmendur votën kundër.