string(50) "debati-rama-basha-kush-e-ka-kandidatin-me-te-forte"

Shqiperi

Gazeta Express

22/03/2025 11:17

Debati Rama-Basha: Kush e ka kandidatin më të fortë?

Shqiperi

Gazeta Express

22/03/2025 11:17

Tiranë – Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijojnë replikat me tone ironike në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Nga njësia nr. 8 në Tiranë, Rama ironizoi Bashën, duke thënë se mezi e “ngjalli” dhe se ai nuk do të mund të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.

“E ngjalla Lulin, mezi e ngjalla. Tani Luli ka potencial. Nuk ka për ta përsëritur kurrë rezultatin e 2021. Ai thotë ‘m’i vodhën’, por nuk e kapin më atë rezultat. PD ka qenë më e organizuar atëherë, s’ka qenë më parë dhe s’do të jetë. Se janë kaotikë. Me Euroatlantikët, kam frikë… Ku e ka gjet këtë emrin Euroatlantikë?, u shpreh Rama, duke shtuar me ironi edhe një pyetje për kandidatin e Bashës në këtë njësi.

Ndërkohë, Basha nuk vonoi me kundërpërgjigjen e tij përmes një videoje në Facebook. Ai iu drejtua Ramës me humor, duke e akuzuar se ka mbetur “vetëm me bufin” dhe duke i përmendur kandidatin e tij për njësinë nr. 8.

O Rama, na nxorre gjumin te lagjja ime e vjetër. Kush është kandidati? Pëllumb Seferi, mo Rama. E njeh mirë ti, ta hoqi skalpin në 2021. Ngele duke pyetur për shokët e mi. S’ke faj, gjithë shokët e tu 7×7=313. Veç një shok të ka ngelur, bufi. Ti dhe bufi, bufi dhe ti jeni të pandarë,” u shpreh Basha, duke ironizuar afërsinë mes Ramës dhe Sali Berishës.