Debati në Pressing, "Gjasa minimale për një koalicion Nisma – Kurti nuk i ka ba asnjë lloj oferte Limajt, është i interesuar për zgjedhje" - Gazeta Express
string(132) "debati-ne-pressing-gjasa-minimale-per-nje-koalicion-nisma-kurti-nuk-i-ka-ba-asnje-lloj-oferte-limajt-eshte-i-interesuar-per-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 20:44

Debati në Pressing, “Gjasa minimale për një koalicion Nisma – Kurti nuk i ka ba asnjë lloj oferte Limajt, është i interesuar për zgjedhje”

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 20:44

Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, ka ndarë me publikun informacione në lidhje me zhvillimet politike.

Ai ka thënë se gjasat janë minimale për një koalicion VV-NISMA.

Sipas Kerqukit, Limaj ka insistuar në postin e kryeparlamentarit, por as Kurti nuk i ka ofruar poste të Qeverisë.

Kerquki ka thënë se Kurti kërkon zgjedhje të përgjithshme para atyre lokale.

“Gjasat për një koalicion VV-NISMA janë minimale, meqenëse VV nuk duket fare e interesuar për një koalicion të tillë, më shumë duket Kurti i interesuar për zgjedhje të përgjithshme para zgjedhjeve lokale. Ai nuk i ka bërë asnjë ofertë NISMA, Fatmir Limaj e ka konfirmu në takimin me Kurtin që e do postin  e kryeparlamentarit, jo poste në Qeveri. Por, nuk është që as Kurti i ka ofruar poste në Qeveri”, ka thënë Kerquki. /Gazeta Express