Debati, Abilekaj-Bollinos: Je lëtyrë e paguar, boll! - Gazeta Express
string(48) "debati-abilekaj-bollinos-je-letyre-e-paguar-boll"

Gazeta Express

13/07/2020 22:35

Debati, Abilekaj-Bollinos: Je lëtyrë e paguar, boll!

Gazeta Express

13/07/2020 22:35

Analistët në ‘Open’ janë përplasur me njëri – tjetrin në debatin për listat e hapura.

Në debat e sipër Enton Abilekaj ndërsa nuk binte dakord me arsyetimin e kolegut Carlo Bollino, i kthehet: Po boll, mos gënje, mos shërbe më se u lodhe. Je shërbëtor i paguar, je lëtyrë e paguar.

Abilekaj foli me tone të ashpra ndaj qeverisë duke thënë se Rama me listat e hapura kërkon të prishë marrëveshjen e 5 qershorit.

“E gjitha kjo bëhet për të prishur koalicionet. Historkisht Partia Socialiste ka qenë parti e parë dhe është rrëzuar me koalicione. Tani ai kërkon të ndalojë koalicionet. Pra ai që në 2017 i vodhi votat, bëri presion administratës kërkon që tani vjedhjen ta bëjë me ligj”- tha Abilekaj.