Debate PS-PD për “gjininë”, opozita kundërshton në Komisionin e Jashtëm projektligjin - Gazeta Express
string(82) "debate-ps-pd-per-gjinine-opozita-kundershton-ne-komisionin-e-jashtem-projektligjin"

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 16:06

Debate PS-PD për “gjininë”, opozita kundërshton në Komisionin e Jashtëm projektligjin

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 16:06

Qasjet e kundërta lidhur me projektligjin për barazinë gjinore shkaktuan debate në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ndonëse që në prezantin, Zëvëndësministrja e Shëndetësisë theksoi se në draft përmenden vetëm dy gjini, opozita ngriti pretendimin se ky projektligj synon të destabilizojë shoqërinë shqiptare.

“Ky projektligji detyron devijimin total të shoqërisë shqiptare. Një ligj që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe nuk e kanë as vendet e Europës. Gjinia ka koncept biologjik. Ju po detyroni zëvëndësministren që të mbrojë një ligj për të cilën as ajo nuk mund të jetë dakord. Ky ligj do të shkatërrojë traditat tona”, tha deputeti i PD Tritan Shehu. 

Por mazhoranca nuk pranoi pretendimet. ishte kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla i cili përsëriti se ligji kërkon të ndreqë pabarazitë mes burrit dhe gruas.

“Ky është një ligj që flet për barazinë  mes burrit dhe gruas kudo, duke nisur nga pagesa, një histori e pakuptimtë në shekullin e 21-të. Në variantin fillestar, definicioni krijonte keqkuptime. Pastaj erdhëm me këtë draft që kënaq të gjitha palët”, tha kreu i grupit të PS Taulant Balla. 

Madje shqetësimet e opozitës se ky ligj mund të ndikojë në familjet shqiptare, u qartësuan më tej nga të majtët.

“Nuk ka asnjë gjini tjetër përveç mashkull dhe femër dhe ky ligj nuk do të ndikojë as në kurrikulën mësimore që ju (PD) thoni.”, tha Klodiana Spahiu. 

Mes debatesh, Komisioni kaloi në parim projektligjin me 8 vota pro.