Debate në seancë, miratohet kalendari 3-javor i Kuvendit, opozita bojkoton votimin - Gazeta Express
string(80) "debate-ne-seance-miratohet-kalendari-3-javor-i-kuvendit-opozita-bojkoton-votimin"

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 17:04

Debate në seancë, miratohet kalendari 3-javor i Kuvendit, opozita bojkoton votimin

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 17:04

Seanca plenare e kësaj të hënë nisi me debate. Që në nisje, deputetët e opozitës u shprehën se nuk kanë në dispozicion rregulloren e re të parlamentit.

Replikat vijuan për më shumë se dy orë, derisa opozita braktisi sallën, ndërsa Kuvendi miratoi Kalendarin e Punimeve për 3 javët e ardhshme.

Seanca e sotme nisi në orën 13:00 dhe në rend dite ishte miratimi i procesverbalit të seancës së datës 24 shtator 2025.

Javën e kaluar, me 94 vota pro, u miratuan kryetarët dhe anëtarët e 11 Komisioneve Parlamentare, duke zgjidhur ngërçin e krijuar mes mazhorancës dhe opozitës për ndarjen e vendeve në komisione në raportin 7-4.

Opozita ka kërkuar që të ripërsëritet seanca e shkurtër e 24 shtatorit, gjatë së cilës u votua qeveria e re dhe programi qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke theksuar mungesën e kohës dhe debatit të duhur në atë mbledhje.