Ata pretenduan se me ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Parlamentit duke përjashtuar 24 deputetë demokratë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tha se Spiropali është përfaqësuese e krimit të organizuar. Sipas tij, ajo dhe mazhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.
“Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare”, u shpreh ai.
“Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë. Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp”– tha Bardhi.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se precedenti që vendosi gjykata Administrative është marrje e atributeve të parlamentit.
“Ne e kemi thënë që nuk diskutojmë vendime të gjykatës. Gjykata Kushtueses ka thënë se vendimet e brendshme nuk mund të ankimohen”, tha ai.