Debat te “ligjet” për dekretin, PD: Shkelje brutale e Kushtetutës nga Presidenti - Gazeta Express
string(76) "debat-te-ligjet-per-dekretin-pd-shkelje-brutale-e-kushtetutes-nga-presidenti"

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 15:00

Debat te “ligjet” për dekretin, PD: Shkelje brutale e Kushtetutës nga Presidenti

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 15:00

Partia Demokratike akuzoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për shkelje të Kushtetutës në lidhje me dekretimin e datës së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, deklaroi se dekreti i Presidentit është i pavlefshëm, duke argumentuar se Gjykata Kushtetuese ende nuk ka shqyrtuar ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Presidenti ka kryer një shkelje të rëndë kushtetuese. Këto janë veprime që tregojnë ose paaftësi për të ushtruar detyrën ose ndërhyrje të qëllimshme. Në të dyja rastet, është e papranueshme që të vazhdojë të qëndrojë në atë funksion”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës zgjodhën të mos komentojnë mbi dekretin, duke e zhvendosur fokusin tek rendi i ditës dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit Rregullator – një nga tre strukturat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Socialisti Damian Gjiknuri propozoi që për shkak të zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki më 9 nëntor, procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të përshpejtohej.

“Përballë urgjencës së zgjedhjeve, propozoj që kandidatët të kenë 10 ditë për të aplikuar dhe të ecim me procedurë të përshpejtuar, duke ruajtur balancat politike”, u shpreh Gjiknuri.