string(76) "debat-mes-pastorit-e-bloreges-se-seksit-per-martesat-e-hapura-dhe-tradhetine"

Gazeta Express

05/11/2020 16:51

Debat mes pastorit e bloreges së seksit për martesat e hapura dhe tradhëtinë

Gazeta Express

05/11/2020 16:51

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan kanë qenë të ftuar Pastori Akil Pano, Zhaklina Lekatari dhe sociologu Gëzim Tushi. Ata kanë diskutuar mbi martesën si institucion, si zgjedhje dhe si koncept duke u ndalur edhe në faza të ndryshme të evolimit të saj.

Blogeria e seksit Zhaklina është shprehur se ne duhet të jemi të lirë të zgjedhim, të tolerojmë njëri-tjetrin në një marrëdhënie dhe pse jo të falin dhe tradhtitë.

Zhaklina Lekatari: Duke qenë më shumë individualistë dhe egoistë, duket sikur e kemi më të vështirë të komunikojmë, të tolerojmë njëri-tjetrin, jemi më të lirë të zgjedhim, respektojmë më pak patneritetin, fjalën e dhënë, ka ndryshuar sistemi i vlerave në shoqërinë tonë dhe sigurisht që kjo ka ndryshuar dhe tek martesa duke e bërë atë më të dobët dhe duke e vënë më në rrezik jetëgjatësinë e saj.

Mirela Milori: Me një jetëgjatësi dhe një një martesë të shëndetshme kupton domosdoshmërisht besnikërinë?

Zhaklina Lekatari: Jo sepse unë mendoj që njeriu nuk është qenie monogame, është qenie poligame. Mendoj që martesa ka të mirat dhe të këqijat e veta dhe që një martesë të jetë e shëndetshme duhet patjetër që të ketë komunikim dhe të tolerojmë njëri-tjetrin. Pra në martesë mund të ketë edhe ngjarje siç janë pabesia, tradhtia apo situata të tjera të pakëndshme, por suksesi është t’i tejkalojmë. Nuk po propozoj martesë të hapur edhe pse jam pro e martesës së hapur.

Mirela Milori: Çfarë është martesa e hapur?

Zhaklina Lekatari: Martesa e hapur është kur ne ia pranojmë partnerit me të cilin jemi duke jetuar që ne mund të flirtojmë ose të kemi kontakte të tjera por pa iu larguar bërthamës kryesore ligjore, martesës. Gjithmonë duke qenë shumë të sinqertë me partnerin dhe gjithmonë duke pasur konfirmim dhe komunikim nëpërmjet partnerit, jo me zgjedhje individuale. 

Pastor Akil Pano: Më vjen tmerrësisht keq për ty Zhaklina që vijon të jetosh në mosfalje dhe zemërim lidhur me raportet e tua në të shkuarën me partnerët që ke pasur dhe unë tani po kuptoj, pse ju keni probleme me martesën tradicionale sepse vijoni të jeni e zhgënjyer dhe jeni e plagosur dhe të ndiheni e pambrojtur.

Zhaklina Lekatari: Po bën deklarata të pabaza që nuk qëndrojnë. Unë nuk jetoj në urrejtje, janë ngjarje të cilat kanë ndodhur në jetën time dhe unë nuk mund t’i mohoj. Nuk thashë se jetoj në mosfalje, thashë që ka ndodhur që më kanë tradhëtuar dhe unë nuk kam falur, ka ndodhur që kam tradhëtuar dhe nuk më kanë falur, kjo është jeta mo pastor. Unë jam njeri normal që kam bërë të mira dhe të këqija në jetën time, nuk kam perfekte. Kam tradhëtuar dhe më kanë tradhëtuar, por kjo nuk do të thotë që jetoj ende në tradhëti dhe urrejtje, nuk besoj që as partnerët e mi të më urrejnë më. Unë nuk e urrej martesën, thjesht nuk më përshtatet mua.

Pastor Akil Pano: Unë kuptova që është mosfalja, lëndimi dhe zhgënjimi që ju bën juve të keni këtë qëndrim ndaj martesës tradicionale. Këshilla ime si pastor është që çliro jetën tëndë dhe ndrysho prospektivat për martesën./klan