“Deadline” nesër në Pallatin e Rinisë - Gazeta Express
string(35) "deadline-neser-ne-pallatin-e-rinise"

Arte

Gazeta Express

17/09/2025 16:19

“Deadline” nesër në Pallatin e Rinisë

Arte

Gazeta Express

17/09/2025 16:19

Më 18 shtator, nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, luhet shfaqja e baletit bashkëkohor, “Deadline” me koreografi të Sead Vuniqit.

“Deadline”, një balet bashkëkohor nga koreografi Sead Vuniqi, na çon në botën magjepsëse të një redaksie gazete në kulmin e epokës së artë të shtypit – vitet 1920 në një metropol evropian. Përmes një gjuhe lëvizjeje dinamike dhe ekspresive, shfaqja pasqyron energjinë dhe përkushtimin e këtij mjedisi të gjallë, ku bashkëpunojnë gazetarë dhe fotoreporterë, gazetarë të rinj, një magnat i shtypit, punëtorë, stenografistë dhe sekretare.