De Zerbi, favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Tottenhamit - Gazeta Express
string(62) "de-zerbi-favoriti-kryesor-per-te-marre-drejtimin-e-tottenhamit"

Futboll

Gazeta Express

15/03/2026 17:44

De Zerbi, favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Tottenhamit

Futboll

Gazeta Express

15/03/2026 17:44

Ka gjithnjë e më shumë raportime për interesimin e Tottenham Hotspurit për trajnerin Roberto De Zerbi, por tekniku italian pritet të presë deri në verë para se të marrë një rol të ri.

Sipas gazetarit të transferimeve Ben Jacobs, De Zerbi është i prirur të presë deri në verë pasi disa klube janë të interesuara për të.

Ai është një nga emrat kryesorë në listën e Spurs, së bashku me Mauricio Pochettinon.

Raporti shton se Tottenham pritet të ndahet me trajnerin Igor Tudor gjatë këtij muaji, ndërsa klubi nga veriu i Londrës po shqyrton si opsionet për një trajner të përkohshëm, ashtu edhe mundësinë e emërimit të menjëhershëm të një trajneri të përhershëm.

De Zerbi u largua nga Olympique de Marseille me marrëveshje të përbashkët në shkurt dhe më herët është lidhur edhe me postin e trajnerit te Manchester Unitedi.

46-vjeçari ka përvojë në Premierligë pasi ka drejtuar Brighton & Hove Albion nga tetori i vitit 2022 deri në fund të sezonit 2023/24.

Me Brighton ai fitoi 38 nga 89 ndeshje, barazoi 20 dhe humbi 31.

Në sezonin e tij të parë me Brightonin, De Zerbi e çoi klubin për herë të parë në histori në Ligën e Evropës.

Më herët në Itali ai ka drejtuar Palermon, Beneventon dhe Sassuolon në Serie A, ku fitoi 47 nga 155 ndeshje në elitën e futbollit italian./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement