Pas barazimit 1-1 në ndeshjen miqësore ndaj Olympiacos, trajneri i Roma-s, Daniele De Rossi, foli shkurt për mediet, duke u ndalur kryesisht në mbështetjen e tifozëve dhe inkurajimin e dhënë për shumë fytyra të reja te “verdhekuqtë”, duke e nisur nga Dahl, Soule e deri te Artem Dovbyk.
“Atmosfera ishte e mirë, ndjeva ngrohtësi rreth lojtarëve dhe kjo është ajo që na duhet sa u përket lojtarëve të rinj, ka nga ata që bëjnë mirë menjëherë dhe nga ata që kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur, por mbështetja nuk duhet të mungojë kurrë. Vlen të theksohet se ne kemi nevojë që tifozët tanë të mbështesin të gjithë ekipin, madje edhe fytyrat më të vjetra që i kanë dhënë kaq shumë skuadrës”-tha ai fillimisht.
Teksa sa i përket ndeshjes ndaj Olympiacos, De Rossi theksoi se ishte rasti i duhur për të parë në fushë lojtarë si Soule.
“Ndeshja ndaj Olympiacos ishte rasti i duhur për të parë për herë të parë në fushë Matias Soule që në minutën e parë, ndërsa në pjesën e dytë pati hapësirë që për Artem Dovbyk dhe në fund u pa edhe mbrojtësi i krahut Dahl”-deklaroi trajneri i Roma-s.