De Piero: Juventus s’më thirri kurrë, Ronaldo s’është më ai që ishte para 5 vjetëve - Gazeta Express
string(79) "de-piero-juventus-sme-thirri-kurre-ronaldo-seshte-me-ai-qe-ishte-para-5-vjeteve"

De Piero: Juventus s’më thirri kurrë, Ronaldo s’është më ai që ishte para 5 vjetëve

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 10:55

Alessandro Del Piero ka thënë se nuk kishte pranuar asnjëherë telefonatë nga Juventusi për pozitën e drejtorit në ish-klubin e vet. Ai po ashtu beson se Cristiano Ronaldo duhet të përshtatet me rrethanat, pasi s’është më lojtari i njëjtë.

Del Piero e kaloi pothuajse tërë karrierën e vet si futbollist në Juventus, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe lojtari me më së shumti paraqitje për bardhezinjtë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithëse u përfol viteve të fundit, mundësia që ai të kthehej në klub si drejtor nuk ka qenë asnjëherë e pranishme.

“Kurrë nuk kam pranuar  ofertë të tillë dhe jam i lumtur me punën që e bëj tani. Nuk dua ta kem një rol për hirë të asaj që e kam bërë në të kaluarën. Ajo do të ngelë përgjithmonë dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë kurrë”, tha Del Piero.

Ndërkohë, për Cristiano Ronaldon, golashënuesin më të mirë të klubit në vitet e fundit, është përfolur se mund të largohet këtë verë.

Del Piero beson se portugez duhet të ulet me trajnerin e ri Massimiliano Allegri dhe të bisedojë për të ardhmen e vet.

“Mendoj se CR7 është futur në një etapë të karrierës, ku ai nuk mundet më t’i bëjë gjërat që i bënte para pesë vjetëve. Ai duhet t’i përshtatet potencialit që e ka tani”, theksoi ai.

“Ai duhet të flasë me Allegrin dhe me klubin dhe të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë së bashku me ta.”/Gazeta Express/