Inter Miami është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit argjentinas, Rodrigo De Paul.
Atletico Madrid ka pranuar ofertën e klubit amerikan dhe tashmë gjithçka ka mbetur në finalizimin e detajeve të fundit, transmeton Gazeta Express.
Bisedimet mes klubeve ishin të avancuara që nga java e kaluar dhe tashmë marrëveshja është pothuajse e mbyllur.
Rodrigo De Paul pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Inter Miami, ndërsa palët po punojnë për të zgjidhur detajet e fundit përpara zyrtarizimit.
Pas Lionel Messit, Sergio Busquets e Jordi Alba, Inter Miami po vazhdon të ndërtojë një skuadër me emra të mëdhenj, dhe transferimi i De Paul shihet si një tjetër goditje e madhe për klubin nga MLS.