De Lellis mbron Ianonnen: "Është i pafajshëm..." - Gazeta Express
string(42) "de-lellis-mbron-ianonnen-eshte-i-pafajshem"

Gazeta Express

24/01/2020 19:01

De Lellis mbron Ianonnen: “Është i pafajshëm…”

Gazeta Express

24/01/2020 19:01

Andrea Ianonne po përballet me akuzat se ka përdorur doping gjatë aktiviteteve sportive dhe nëse gjithçka konfirmohet, atëherë rrezikon një pezullim të gjatë, ndërsa së fundi në mbrojtje i ka dalë e fejuara e tij Giulia De Lellis.

Në një intervistë për Verissima, që do të transmetohet nesër në Canale 5, De Lellis ka deklaruar se po i qëndron pranë partnerit të saj dhe se ky i fundit është i bindur në pafajësi, gjë që do ta provojë shumë shpejt.

Lexo Edhe:

“Është një moment i vështirë dhe i veçantë, ndaj e vetmja gjë që unë mund të bëj, është t’i qëndroj pranë Andreas. Ai është një sportist model dhe po punon për t’u provuar të gjithëve se nuk ka faj në këtë histori dhe jam e bindur që do t’ia dalë. Më vjen keq për gjithë sa lexoj në rrjetet sociale dhe shpresoj që kjo histori të arkivohet sa më shpejt”, deklaroi De Lellis, në një pjesë të intervistës, të publikuar në spotin e emisionit. /SS/