De Ketelaere bisedon për sakrificat që bëri për t’ju bashkuar Milanit - Gazeta Express
string(68) "de-ketelaere-bisedon-per-sakrificat-qe-beri-per-tju-bashkuar-milanit"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 16:59

De Ketelaere bisedon për sakrificat që bëri për t’ju bashkuar Milanit

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 16:59

Charles De Ketelaere ka shprehur ngazëllimin e tij që ju bashkua Milanit gjatë një ditë të sotme, duke theksuar se ai gjithmonë ka dashur të luajë për këtë klub

Sulmuesi 21 vjeçar belg nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Kuqezinjtë në fillim të kësaj jave pas një kohe të gjatë negociatash me Club Brugge. Milan ia arriti që ta mund në garë Leeds United, duke arritur që të sigurojë shërbimet e tij pas një numër takimesh të tensionuara me homologët e tyre belg.

Lexo Edhe:

Duke folur gjatë zyrtarizimit të tij, De Ketelaere ka folur për atë se çfarë mund të presim nga ai në Milan.

“Me pëlqen më të vërtetë pasioni i tifozëve, për ta ne luajmë. Jam gati që të filloj trajnimin në Milanello, të bëjë si zakonisht dhe të luajë në një nivel më të lartë”.

Ai ka ka kujtuar se sa shumë i është dashur atij të presë që ta bëjë lëvizjen tek Kuqezinjtë.

“Java e kaluar ka qenë shumë e vështirë. E dini çfarë ndodhi, gjithmonë kam shprehur dëshirën time tek agjentët që të kalojë te Milani. Me duhej të dorëzohesha në një gjë, por më e rëndësishmja për mua është që tani jam këtu”.

21 vjeçari nuk është i shqetësuar shumë për atë se si prononcohet emri i tij.

Emri i imë shqiptohet në mënyra të ndryshme. Nuk është e rëndësishme se si e shqiptoni. Nuk kam nofkë”, ka thënë ai. /GazetaExpress/