De Bruynes nuk i pëlqen Cristiano Ronaldo, e lënë atë jashtë skuadrës së tij të ëndrrave - Gazeta Express
string(87) "de-bruynes-nuk-i-pelqen-cristiano-ronaldo-e-lene-ate-jashte-skuadres-se-tij-te-endrrave"

Futboll

Gazeta Express

23/01/2022 23:29

De Bruynes nuk i pëlqen Cristiano Ronaldo, e lënë atë jashtë skuadrës së tij të ëndrrave

Futboll

Gazeta Express

23/01/2022 23:29

Mesfushori i Manchester United, Kevin de Bruyne e ka emëruar skuadrën e tij me pesë lojtarët më të mirë të momentit dhe pjesë e kësaj skuadre nuk është Cristiano Ronaldo

Në një bisedë me legjendën e Manchester United, Rio Ferdinand, De Bruyne e ka bërë zgjedhjen e tij.

Lexo Edhe:

Virgil van Dijk, Lionel Messi, Neymar, Bernardo Silva dhe N’Golo Kante janë pjesë e skuadrës së tij, duke e përjashtuar sulmuesin e United dhe pesë herë fituesin e Topit të Artë, Ronaldo.

Portierë nuk kanë pasur për t’u zgjedhur, që do të thotë se ai ka mundur që ta zgjedh edhe Ronaldon, por belgu do të kishte zgjedhur që të luante me këtë formacion të tij.

Ai po ashtu la jashtë formacionit të tij edhe sulmuesin e Bayern Munchen, Robert Lewandowski.

Ronaldo u kthye në Old Trafford pas 12 viteve dhe paraqitjet e tij janë pozitive marrë parasysh skuadrën nga Old Trafford, e cila ka vuajtur për rezultate këtë sezon.

United për momentin kanë 19 pikë më pak se City të cilët janë në vendin e parë. Megjithatë, ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se City.