string(60) "de-bruyne-i-gatshem-per-ta-kompletuar-transferimin-te-napoli"

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 19:20

De Bruyne i gatshëm për ta kompletuar transferimin te Napoli

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 19:20

Kevin De Bruyne i ka përfunduar ‘detyrat’ e tij me kombëtaren e Belgjikës për këtë verë, dhe tash është gati për të kompletuar transferimin e tij te Napoli, konfirmojnë raportimet nga Italia.

De Bruyne është afër t’i bashkohet ekipit fitues të Scudettos të Antonio Contes, si transferim i lirë, pas përfundimit të kontratës me Cityn, duke përfunduar një periudhë prej 10 viteve në klubin anglez.

Fillimisht, ishte besuar se ai do të kompletonte transferimin e tij te Napoli në qershor, por i shtyu formalitetet finale të transferimit, pas përfundimit të ndeshjeve me Belgjikën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

34-vjeçari ishte si startues në dy ndeshjet e Belgjikës, madje duke shënuar në ndeshjen e dytë ndaj Uellsit, për t’ia dhuruar fitoren komëbtares së tij me shifrat prej 4-3.

Tani, sipas burimeve të Gianluca Di Marzio dhe Matteo Moretto, De Bruyne është i gatshëm të kompletojë këtë lëvizje.

Dokumentet e nevojitura dhe një kontratë dyvjeçare veçse është nënshkruar dhe testet mjekësore tashmë është thënë se do të kompletohen, më së largu deri të premten.

Napoli po ashtu është afër të kompletojë edhe transferimin e mbrojtësit 20-vjeçar të Empolit, Luca Marianucci./GazetaExpress/