De Bruyne flet për dallimet mes Guardiolës dhe Contes, në përgatitjen e stërvitjeve - Gazeta Express
string(82) "de-bruyne-flet-per-dallimet-mes-guardioles-dhe-contes-ne-pergatitjen-e-stervitjeve"

Sport

Gazeta Express

25/07/2025 17:40

De Bruyne flet për dallimet mes Guardiolës dhe Contes, në përgatitjen e stërvitjeve

Sport

Gazeta Express

25/07/2025 17:40

Kevin De Bruyne u transferua këtë verë te Napoli nga Manchester City si lojtar i lirë dhe në një intervistë për “Sky Sport” ka deklaruar se “gjithçka po shkon mirë” në klubin e tij të ri, duke krahasuar edhe dallimet mes Antonio Contes dhe Pep Guardiolës.

Duke folur për “Sky”, sipas faqes së Gianluca Di Marzios, De Bruyne theksoi se te Napoli “taktikat do të jenë ndryshe”, pasi “Conte anon më shumë nga aspekti mbrojtës”, ndërsa ish-trajneri i tij Guardiola “ka një stil më sulmues”.

Megjithatë, belgu nuk u shqetësua nga ndryshimi taktik, duke thënë:

“Kam gjithë kohën që më duhet për të njohur trajnerin dhe qasjen e tij. Në fund të fundit, kemi vetëm dhjetë ditë që punojmë bashkë.”

Mesfushori belg e nisi intervistën duke thënë:

“Ndjehem mirë. Sigurisht, kam vetëm dhjetë ditë këtu, por gjithçka po shkon mirë. Po stërvitemi fort dhe jam i lumtur. Mendoj se cilësia këtu është e lartë. Napoli ka shumë lojtarë të mirë, por këtë e dija edhe më parë. Vjet ishit kampionë të Serie A, kështu që e di që niveli është i lartë. Po punojmë shumë sepse aktualisht po përpiqemi të njihemi më mirë me skuadrën, lojtarët dhe trajnerët. Do t’i njoh më mirë javët në vijim.”

De Bruyne i bashkohet Napolit të Contes pas dhjetë vitesh te Manchester City, ku 34-vjeçari u bë një legjendë e Premierligës.

Ai ka 111 paraqitje me kombëtaren belge dhe sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme në nivelet më të larta të futbollit.

I pyetur për përgjegjësinë e të luajturit për Napolin, ai tha:

“Mendoj se është diçka që thjesht duhet ta pranosh. Nuk është e lehtë, sigurisht, por të kesh tifozë si ata të Napolit të shtyn të japësh edhe më shumë. Në këtë nivel, të gjithë duhet të marrin përgjegjësi dhe të jenë gati për të luajtur muajin tjetër. Kjo është ajo që po bëjmë: po punojmë shumë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”./GazetaExpress/