“De Bruyne është shumë i lumtur te Napoli”, pastaj lëshon sfidën: “Shihemi në Champions” - Gazeta Express
string(82) "de-bruyne-eshte-shume-i-lumtur-te-napoli-pastaj-leshon-sfiden-shihemi-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

08/08/2025 11:19

“De Bruyne është shumë i lumtur te Napoli”, pastaj lëshon sfidën: “Shihemi në Champions”

Futboll

Gazeta Express

08/08/2025 11:19

Intervistë e mbrojtësit të Manchester City, John Stones, për “Corriere dello Sport”. Mes temave të trajtuara nga anglezi ishte edhe transferimi i ish-shokut të tij të skuadrës, Kevin De Bruyne, te Napoli.

“Kam folur me të para pak ditësh, është shumë i lumtur”, tha Stones për të përditshmen italiane, duke shtuar, “Nëse pres shkëndija? Mund të vazhdojë ta ushqejë fëmijën brenda tij, i rrethuar nga dashuria e tifozëve dhe entuziazmi i një skuadre që sapo ka fituar titullin. Shihemi në Champions, mik”.

Tifozët e City thonë se pa ju nuk do ta kishin fituar kurrë të vetmin Champions kundër Interit

Ma përsërisin shpesh, unë thjesht bëra timen. Shumë mendonin se do të ishte e lehtë, por Interi ishte dhe mbetet një superfuqi, siç e tregoi duke u kthyer në finale edhe këtë vit. Në Stamboll, si organizator loje? Po, Pep ma kërkon atë rol, shumë filtër dhe finesë. Gjithsesi, kush mendon se Guardiola interesohet vetëm për taktikat, gabon rëndë.</p>

Nesër është Palermo-City. A ju ka rastisur ndonjëherë të luani një miqësore me 40 mijë njerëz?

Ndoshta kurrë, ndaj jam pak i emocionuar. Kam dëgjuar të thonë që tifozët në Palermo janë të jashtëzakonshëm. E di që kanë një skuadër me shumë cilësi, tifozë të pasionuar dhe që synojnë Serie A.