Davis, MVP i derbit dhe javës - Gazeta Express
string(28) "davis-mvp-i-derbit-dhe-javes"

Davis, MVP i derbit dhe javës

Basketboll

Gazeta Express

15/01/2024 14:27

Java e 17-të u karakterizua në shenjë të derbit mes Pejës dhe Trepçës, që u fitua nga mitrovicasit.

Te ‘Xehetarët’ më i miri në parket ishte Kevin Davis, duke kontribuar me 20 pikë, shtatë kërcime, dy asistime, dy topa të vjedhur dhe një bllokadë. Davis është një nga lojtarët më të dalluar të “Minatorëve” në këtë edicion.

Lexo Edhe:

Ai u ndihmua nga Drilon Hajrizi, i cili e mbylli ndeshjen me 12 pikë, gjashtë kërcime, katër asistime, dy topa të vjedhur dhe dy bllokada, duke bërë një ndeshje shumë të mirë në triumfin në derbi.

Bashkimi realizoi fitoren e dytë radhazi, kësaj duke mundi Istogun, ndërsa më i miri te prizrenasit ishte përforcimi Lejson Zeqiri me dyshifror të dyfishtë, 24 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime, duke e pasur indeksin 34.

Vëllaznimi shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku më i miri ishte Sammuel Sessoms me 23 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime.

Ai është ndër më të mirët te kuqezinjtë në këtë edicion.