David i Juventusit i vendos kusht vetës: Dua të arrij 25 gola - Gazeta Express
string(60) "david-i-juventusit-i-vendos-kusht-vetes-dua-te-arrij-25-gola"

Sport

Gazeta Express

06/09/2025 17:42

David i Juventusit i vendos kusht vetës: Dua të arrij 25 gola

Sport

Gazeta Express

06/09/2025 17:42

Jonathan David ka vendosur një objektiv personal prej 25 golash në sezonin e tij debutues me Juventusin.

25-vjeçari iu bashkua skuadrës së Igor Tudor këtë verë si lojtar i lirë, pas pesë sezonesh të suksesshme me Lille në Ligue 1.

Sulmuesi kanadez e ka nisur mbarë aventurën në Serie A, duke shënuar brenda një ore në debutimin e tij kundër Parmës. Ai realizoi gjithashtu edhe me kombëtaren e Kanadasë në fitoren 3-0 ndaj Rumanisë në një miqësore ndërkombëtare të premten.

Duke folur për SportMediaset, David zbuloi synimet e tij për sezonin 2025-26:
“Ndjehem mirë. Për një sulmues është gjithmonë e rëndësishme të nisë mirë dhe të shënojë. Qëllimi është të fitojmë sa më shumë ndeshje. Do të përpiqem të shënoj sa më shumë gola. Do të jem i lumtur nëse arrij 25 gola, por edhe nëse jo, do të jap gjithmonë maksimumin tim. Mendoj se mund të konkurrojmë në çdo kompeticion dhe duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur.”

Juventusi, që ka nisur sezonin me dy fitore – 2-0 ndaj Parmës dhe 1-0 ndaj Genoas – do të përballet me Interin pas përfundimit të ndërprerjes për kombëtaret.

David pranoi se e kupton rëndësinë e këtij dueli të hershëm për tifozët bardhezi:
“E dimë që është një ndeshje e rëndësishme për sezonin dhe për tifozët. Do të përpiqemi të përgatitemi sa më mirë. Është vetëm ndeshja e tretë e sezonit, do të shohim çfarë do të ndodhë.”/GazetaExpress/