David Alaba i rikthehet stërvitjeve, ftohet për Superkupën e Spanjës - Gazeta Express
string(67) "david-alaba-i-rikthehet-stervitjeve-ftohet-per-superkupen-e-spanjes"

Sport

Gazeta Express

07/01/2025 17:12

David Alaba i rikthehet stërvitjeve, ftohet për Superkupën e Spanjës

Sport

Gazeta Express

07/01/2025 17:12

Ishte 18 dhjetori i vitit 2023, kur Real Madridi po i bënte konak Villarrealit, në La Liga.

“Mbretërit” fituan 4-1, por megjithëse duhet të ishte një gëzim i madh, ca momente pikëllimi kapluan kampin madrilen.

Kjo pasi David Alaba ishte lënduar shumë rëndë, duke këputur ligamentin kryqësor të gjurit.

Që nga ajo ditë, Alaba iu nënshtrua operimit dhe menjëherë nisi rikuperimin për t’u kthyer edhe një herë në fushën e blertë për tashmë kampionin e Europës dhe botës.

Pas 380 ditësh jashtë fushave, David Alaba i është kthyer stërvitjeve të rregullta me grupin e lojtarëve të Real Madridit, duke qenë një ndihmesë e madhe në repartin e mbrojtjej, aty ku Real Madridi po çalon më së shumti.

Por jo vetëm kjo, mbrojtësi austriak është ftuar edhe për ndeshjen e Real Madridit që e zhvillon ndaj Mallorcas në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës më 9 janar.

David Alaba u bë pjesë e Real Madridit që nga vitit 2021, kur iu bashkua klubit si transferim i lirë nga Bayern Muncheni.

Alaba, tashmë 32-vjeçar, ka kontratë me Realin deri në vitin e ardhshëm.

Me Real Madridin, për katër sezone, Alaba ka fituar 11 trofe./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement