Dauti: Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore përdorimin e gjuhës shqipe - Gazeta Express
string(98) "dauti-ligji-per-perdorimin-e-gjuheve-i-obligon-institucionet-shteterore-perdorimin-e-gjuhes-shqipe"

Maqedoni

Gazeta Express

09/04/2026 10:40

Dauti: Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore përdorimin e gjuhës shqipe

Maqedoni

Gazeta Express

09/04/2026 10:40

 Deputetja e ASH-së, Ziadin Selës, Ilire Dauti ka deklaruara se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni dhe se institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Dauti në “ClickPlus” e pyetur nëse gjuha shqipe është zyrtare ajo tha se “doni një vërtetësi, jo më larg se dje. Do të ndalej seanca po të mos ishte gjuha shqipe zyrtare? Kërkesa ime ishte e prerë që materialet t’i kem në gjuhën shqipe”.

Dauti theksoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore që ta zbatojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve ka dispozitë ku i obligon institucionet shtetërore që ta implementojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit. Ka pas një nen tjetër, i cili ka qenë shumë i kontestueshëm nga pala tjetër, por me gjithatë është pjesë e ligjit dhe që thotë se ata institucione dhe organe shtetërore të cilët nuk do t’i harmonizojnë ligjet tjera me atë do të vlejnë ligjet e ligjit në fjalë, dmth ligjit për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Ilire Dauti – deputete e ASH-së, Sela.

Advertisement
Advertisement
Advertisement