string(98) "daut-haradinaj-takon-ne-veri-policin-qe-mban-emrin-e-vellait-te-tij-heroit-te-kosoves-luan-nimonaj"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2024 17:09

Daut Haradinaj takon në veri policin që mban emrin e vëllait të tij, heroit të Kosovës, Luan Nimonaj

Lajme

Gazeta Express

03/12/2024 17:09

Gjenerali i UÇK-së dhe anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka realizuar sot një vizitë në veri të Kosovës, ku ka takuar zyrtarët policor dhe punëtorët e kompanisë Ibër Lepenci.

Gjatë vizitës, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në këtë zonë, duke falënderuar forcat e policisë që janë të angazhuara në mbrojtjen e sigurisë.

Në këtë vizitë, Haradinaj ka takuar edhe një polic të veçantë që po e mbron veriu. Bëhet fjalë për Luan Nimonajn, i cili e mban emrin e vëllait të tij hero të Kosovës, Luan Nimonaj, shkruan Ballkani.info.

Një nga pikat kyçe të vizitës ishte vendi ku ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, ku Haradinaj shprehu shqetësimin e tij për sigurinë dhe kërkoi nga autoritetet që të marrin masat e nevojshme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.