Daut Haradinaj reagon për arrestimin e Nasim Haradinajt, poston fotografi me të gjatë luftës - Gazeta Express
string(91) "daut-haradinaj-reagon-per-arrestimin-e-nasim-haradinajt-poston-fotografi-me-te-gjate-luftes"

Daut Haradinaj reagon për arrestimin e Nasim Haradinajt, poston fotografi me të gjatë luftës

Gazeta Express

25/09/2020 23:24

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar duke postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ndaj arrestimeve që u bënë sot gjatë ditës nga zyrtarët e EULEX’it, e ku ndër të arrestuarit ishte edhe nënkryetari i OVL’së së UÇK’së, Nasim Haradinaj.

Deputeti Haradinaj postoi një fotografi ku shihet me babain e vet, tashmë të ndjerë, Hilmi Haradinaj dhe me Nasim Haradinajn.

Lexo Edhe:

Fotografi kjo e shkrepur gjatë luftës së fundit në Kosovë, e ku subjektet në fotografi shihen të veshur me uniforma kamuflazhi të UÇK’së.

Posted by Daut Haradinaj on Friday, September 25, 2020

Nënkryetari i OVL të UÇK-së u arrestua para se të hynte në objektin e T7.

Ditën e premte në mëngjes nuk erdhi në Zyrën e Veteranëve të Luftës.

Nasim Haradinaj, ishte në vendlindjen e tij.

Por, me të dëgjuar për aksionin që po bënin hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar këtu, Haradinaj erdhi në Prishtinë.

Nga këtu nënkryetari i veteranvëve pati edhe një paraqitje para mediave.

Ai tha se nuk e njeh Gjykatën Speciale.

Nga këtu, hodhi akuza të rënda edhe në drejtim të udhëheqësve shtetëror por edhe misionit të EULEX-it.

Ish pjesëtari i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, nga këtu u nis për në zyrat e televizionit T7.

Por, me të mbërritur në Pejton ku ndodhet selia e televizionit, atij iu ndalua nga zyrtarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Nasim Haradinaj, refuzoi të shkonte me këta zyrtarë.

Ai insistonte që të ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës.

Kështu edhe ndodhi.

Pasi erdhën Policia e Kosovës, pati një komunikim sërish me Haradinajt e zyrtarëve të shumtë përreth.

Këtu, ish ushtari i UÇK-së, përsëri refuzoi të shoqërohej në veturën me zyrtarët Speciales të cilët po asistohen nga  Eulex-i në operacion.

Arsyeja e këtij aksioni, ishte urdhërarresti nga Dhomat e Specializuara ndaj Haradinajt.

Ish komandanti i betejës së Koshares, Nasim Haradinaj, përfundimisht u arrestua dhe veturat e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës u larguan bashkë me të.