Daut Haradinaj qytetarit që e quajti Ramushin "vrasës të pasluftës, hajn e haraqgji": Do të përballesh me drejtësinë - Gazeta Express
string(112) "daut-haradinaj-qytetarit-qe-e-quajti-ramushin-vrases-te-pasluftes-hajn-e-haraqgji-do-te-perballesh-me-drejtesine"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 14:57

Daut Haradinaj qytetarit që e quajti Ramushin “vrasës të pasluftës, hajn e haraqgji”: Do të përballesh me drejtësinë

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 14:57

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’ pasi një person me emrin Daut Hetemi ka komentuar në një postim të gazetarit Adriatik Kelmendi duke iu referuar Ramush Haradinajt si “vrasës i pasluftës e haraqegji”.

Daut Haradinaj ka thënë se autori i komentit bashkë me ata që përhapin shpifje të tilla do të përballet me drejtësinë në mënyrë të pakompromis.

“Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn.

Autori i këtij komenti, së bashku me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë”, ka thënë Haradinaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement