Daut Haradinaj përkujton Betejën e Koshares: Kjo betejë e turpëroi ushtrinë serbe, ndërsa kombi ynë u pasurua me shumë heronj - Gazeta Express
string(123) "daut-haradinaj-perkujton-betejen-e-koshares-kjo-beteje-e-turperoi-ushtrine-serbe-ndersa-kombi-yne-u-pasurua-me-shume-heronj"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 10:33

Daut Haradinaj përkujton Betejën e Koshares: Kjo betejë e turpëroi ushtrinë serbe, ndërsa kombi ynë u pasurua me shumë heronj

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 10:33

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së Betejës së Koshares, duke e cilësuar atë si një nga momentet më historike të luftës çlirimtare.

Haradinaj ka theksuar se më 9 prill, gra e burra të bashkuar u nisën drejt një misioni që më vonë do të njihej si Beteja e Koshares, ndërsa në mëngjesin e hershëm Komandant Rrustem Berisha me eprorët e tij u nisën për ta thyer përfundimisht murin shqiptaro-shqiptar.

Sipas tij, nga ai mëngjes e deri në çlirimin e plotë, kjo betejë e turpëroi ushtrinë serbe dhe i dha kombit shumë heronj që mbetën simbol i sakrificës për liri.

“Nga ky mëngjes e deri në çlirimin e plotë, kjo betejë e turpëroi skajshëm ushtrinë serbe, ndërsa kombi ynë u pasurua me shumë heronj të kësaj beteje”, ka theksuar Haradinaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement