Gjenerali i luftës Daut Haradinaj, në një rrëfim për Pressing, ka folur për rënien e vëllait të tij, Shkëlzen Haradinaj, me 16 prill 1999. Haradinaj e ka përshkruar Shkëlzenin si një njeri me autoritet e respekt të lartë mes ushtarëve dhe qytetarëve të Deçanit.
Ai ka thënë se pas rënies së tij, ishte vetë ai që e kishte tërhequr trupin e tij nga pozicioni ku kishte rënë, për t’i kthyer edhe një herë të njëjtat pozicione.
“Jam shku unë e kam tërhequr trupin e tij. Rënia e Shkëlzenit prapë e riktheu luftën e fuqishme te ne. Një pjesë e madhe e kanë dashtë Shkëlzenin shumë, dhe rënia e tij i dha motiv shumë djemve që të hyjnë në lutë”, theksoi Haradinaj.
Ish-pjesëtari i UÇK-së i ka përshkruar edhe karakteristikat e Shkëlzenit, i cili, sipas tij, nuk bënte dallime mes tij dhe ushtarëve të tjerë, përkundër se ishin vëllezër.
“Shkëlzeni ka qenë prind edhe i ushtarëve. Ai s’e ka dallu Dautin prej të tjerëve. Edhe vrasja e Shkëlzenit lidhet me një ofensive paraprake”, ka rrëfyer Haradinaj.