Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën - Gazeta Express
string(89) "daut-haradinaj-ne-gjilan-numri-137-eshte-numri-qe-e-nisi-dhe-do-ta-perfundoje-autostraden"

Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën

Lajme

Gazeta Express

10/01/2025 21:03

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka takuar qytetarë të shumtë nga fshati Dobërçan i Komunës së Gjilanit.

Daut Haradinaj ka thënë se kudo që shkon në Kosovë, vërehet një zhgënjim i madh i qytetarëve në raport me qeverinë Kurti.

Lexo Edhe:

“Sot, na nderoi me mikpritje në fshatin Dobërçan të Gjilanit, kolegu ynë shumëvjeçar politik, Ibish Ibishi, me vëllezër dhe bashkëfshatarë të tij. Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani: Ahmet Isufi, Zarife Asllani, Kushtrim Xhemaili dhe Nazim Gagica, zhvilluam një bisedë të sinqertë me të pranishmit, ku mbizotëronte një zhgënjim i madh me qeverisjen aktuale për shkak të injorimit që i ka bërë Gjilanit qeveria aktuale”, ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Gjilani e vuan mungesën e dorës së shtetit, duke shtuar se shumë projekte që nisën gjatë qeverisë Haradinaj, tani janë stopuar.

“Gjilani sot, si gjithë Kosova, vuan mungesën e dorës së shtetit. Shumë projekte që filluan gjatë qeverisjes sonë janë stopuar tërësisht, disa s’kanë filluar asnjëherë, e disa janë zvarritur për shumë vjet. E pashë se Gjilani kishte vendosur të ndëshkonte ata që pritojnë edhe të flasin për Gjilanin e për Anamoravën”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se Gjilani kërkon veprime të menjëhershme.

Kjo komunë e rëndësishme e Kosovës s’mund të injorohet me batuta të kryeministrit. Kjo komunë kërkon veprime të menjëhershme. Pa përfundimin e autostradës dhe zgjerimin e hyrje-daljeve të këtij qyteti, jeta e banorëve po vështirësohet skajshëm. Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën.

Thuani jo mashtruesve”, ka përfunduar ai.