​Daut Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më shpejt, ata janë të pafajshëm - Gazeta Express
string(80) "daut-haradinaj-ish-kreret-e-uck-se-te-kthehen-sa-me-shpejt-ata-jane-te-pafajshem"

Lajme

Gazeta Express

13/12/2025 15:01

​Daut Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më shpejt, ata janë të pafajshëm

Lajme

Gazeta Express

13/12/2025 15:01

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka theksuar se protesta e sotme në mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një thirrje publike për Gjykatën Speciale të Hagës që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë pasi janë të pafajshëm.

Haradinaj, beson në pafajësinë e tyre dhe thotë se dihet se kush ka bërë krime në Kosovë.

“Ne besojmë në pafajësinë e tyre, se e njohim çka ka ndodhur në Kosovë, dihet kush ka qenë agresor, duke i njohur rrethanat nuk ka asnjë alternativë tjetër se të pafajësisë së tyre. Është një thirrje publike që sa më shpejt të kthehen në Kosovë, janë të pafajshëm”, tha Haradinaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement