Daut Haradinaj i reagon ministrit Aliu për bllokimin e autostradës së Dukagjinit: Shpejt do të vijë dita të dilni para popullit - Gazeta Express
string(126) "daut-haradinaj-i-reagon-ministrit-aliu-per-bllokimin-e-autostrades-se-dukagjinit-shpejt-do-te-vije-dita-te-dilni-para-popullit"

Daut Haradinaj i reagon ministrit Aliu për bllokimin e autostradës së Dukagjinit: Shpejt do të vijë dita të dilni para popullit

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 10:14

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar mbrëmë se përfundimisht autostrada e Dukagjinit nuk do të bëhet. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daut Haradinaj nga AAK.

Ai ka thënë se Dukagjini nuk do ta “durojë injorimin që i bëhet nga Qeveria Kurti”.

Lexo Edhe:

“Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!? Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorimin tuaj z. Ministër”, ka shkruar Daut Haradinaj në reagim./Express/