Daut Haradinaj: Fëmijët e UDB-ashëve e kanë kapur VV-në, idealistët janë izoluar - Gazeta Express
string(77) "daut-haradinaj-femijet-e-udb-asheve-e-kane-kapur-vv-ne-idealistetjane-izoluar"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 21:55

Daut Haradinaj: Fëmijët e UDB-ashëve e kanë kapur VV-në, idealistët janë izoluar

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 21:55

Daut Haradinaj, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar Qeverinë Kurti se brenda vetës ka siç pretendon ai “fëmijë të UDB-së jugosllave nga radhët shqiptare”.

Ai në Pressing të T7 nuk ka dhnëë emra për këtë akuzë, por thotë se kanë pozita kyqe në Qeveri.

Lexo Edhe:

Madje, thotë se disa prej tyre kanë qenë pjesë e sistemit jugosllav deri në hyrjen e NATO’s në Kosovë.

”Një pjesë e madhe e tyre janë fëmijët e UDB’shave të Jugosllavisë, të përkledhëve të Millosheviqit. Fëmija e udhëheqë jugosllav deri në luftën e fundit, bile kisha thënë deri në hyrjen e NATO’s, sot janë në pozitat kryesore”, ka thënë ai.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se pjesa e atdhetarëve në Lëvizjen Vetëvendosje janë të margjinalizuar.

“Zëri nuk ju nihet”, ka përshkruar Haradinaj këtë pretendim të tij. /Gazeta Express