Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë - Gazeta Express
string(81) "daut-haradinaj-dhe-engjell-koliqi-kritikojne-qeverine-kurti-per-injorim-te-vitise"

Zgjedhjet

Gazeta Express

11/01/2025 12:34

Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë

Zgjedhjet

Gazeta Express

11/01/2025 12:34

Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi, kanë kritikuar Qeverinë Kurti në një tubim në Stubëll të Vitisë.

“Stublla e Vitisë po jep shpresë për ndryshimin e madh që po ndodh. Kjo pritje dhe ky entuziazëm garantojnë një fitore bindëse për Kosovën dhe Vitinë në veçanti, këtë qytet që e përshkon afër autostrada e nuk ka qasje është një turp i madh! Jam munduar dhe ishte pothuajse e kryer qasja në autostradë në vitin 2020, por ndryshimi mashtrues i qeverisë Kurti e hodhi në kosh të plehrave këtë projekt, që e kishte nisur deputeti Salihu nga kjo zonë.”, u shpreh Haradinaj.

Ndërkohë Koliqi, që garon me numër 103, u premtoi qytetarëve se ai do të jetë një zë i fuqishëm i çdo qytetari të Vitisë dhe Anamoravës në Kuvend.

“Edhe Vitia, e lodhur nga demagogjitë e Kurtit, shihet se do të marrë drejtim të ri rreth Kosovës Fituese. Krenar me ju, vitijas!”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement