Datat reale për zgjedhje 21 dhe 28 dhjetori, Cakolli paralajmëron për rreziqet nëse Presidentja e vonon shpalljen e tyre - Gazeta Express
string(116) "datat-reale-perzgjedhje21dhe-28-dhjetori-cakolli-paralajmeron-per-rreziqet-nese-presidentja-e-vonon-shpalljen-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 20:42

Datat reale për zgjedhje 21 dhe 28 dhjetori, Cakolli paralajmëron për rreziqet nëse Presidentja e vonon shpalljen e tyre

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 20:42

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se sa më shumë që Presidentja Vjosa Osmani e vonon shpalljen e datës së zgjedhjeve, aq më shumë rritet rreziku për funksionimin normal të institucioneve vitin e ardhshëm.

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në formimin e Qeverisë.

Cakolli ka shtur se sipas afateve aktuale, datat reale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme mbeten 21 dhe 28 dhjetori.

Më poshtë postimi i Cakollit:

Sa më shumë që Presidentja e vonon shpalljen e datës së zgjedhjeve, aq më shumë rritet rreziku për funksionimin normal të institucioneve vitin e ardhshëm. Çdo ditë e humbur sot i ngushton opsionet ligjore, i shtyn afatet dhe e afron vendin me skenarë të pasigurt kushtetues, politik dhe fiskal.

Sipas afateve aktuale – edhe pse Kushtetuta dhe Ligji për Zgjedhjet nuk janë plotësisht konsistentë në mënyrën se si përcaktojnë dhe përllogarisin afatet – datat reale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme mbeten 21 dhe 28 dhjetori.

Por nëse konsultimet dhe vendimmarrja përkatëse e Presidentes shtyhen pas 22 nëntorit, edhe 21 dhjetori bie si opsion, duke i shtyrë zgjedhjet potencialisht drejt janarit. E zgjedhjet në janar përbëjnë rrezik shumëfish më të madh, sepse nëse ato nuk mbahen brenda këtij viti, zgjatja automatike e ndarjeve buxhetore vlen vetëm për muajin janar, por jo edhe për shkurt.

Prandaj, mbajtja e zgjedhjeve në dhjetor, madje sa më herët që të jetë e mundur, është mënyra e vetme për të shmangur kriza të reja dhe për të zvogëluar presionin kohor për formimin e institucioneve, të cilat duhet të përmbyllen patjetër në ditët e para të marsit. Sa më shumë të vonohet shpallja e datës, aq më afër skajit të afateve kushtetuese shtyhet vendi, me të gjitha rreziqet që i sjell një skenar i tillë.