Datat e zgjedhjeve nëse qeveria nuk votohet deri më 19 nëntor - Gazeta Express
string(61) "datat-e-zgjedhjeve-nese-qeveria-nuk-votohet-deri-me-19-nentor"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 6:51

Datat e zgjedhjeve nëse qeveria nuk votohet deri më 19 nëntor

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 6:51

Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje u mandatua të martën nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për të formuar qeverinë e re.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2020, Lëvizja Vetëvendosje ka kohë 15 ditë për të thirrur seancën për formimin e qeverisë, që në rastin konkrete përfundon më 19 nëntor.

Në rast se qeveria nuk formohet deri në këtë datë, atëherë vendi shkon në zgjedhjet ë jashtëzakonshme e që i bie të mbahen në dhjetor.

“Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së tyre, ndërsa Ligji për Zgjedhjet i jep Presidentes deri në 10 ditë kohë për ta bërë shpalljen e datës së zgjedhjeve, nga momenti i shpërndarjes së Kuvendit”, thotë Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demorkatike të Kosovës.

Bazuar në këto përllogaritje, nga mesi i dhjetorit e deri në fillim të janarit janë datat kur mund të caktohen zgjedhjet.

“Nëse Kuvendi shpërndahet më 20 nëntor, dritarja ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve i lë si opsione reale 21 dhe 28 dhjetorin. Teorikisht, të mundshme janë edhe 14 dhjetori – nëse procedura dështon, respektivisht shpërndarja ndodh më herët; apo 4 janari – vetëm në rast se shpallja e datës së zgjedhjeve shtyhet deri në fund të nëntorit, në afatin maksimal 10-ditor që ka Presidentja”, sqaron Cakolli.