DATA/ Ja kur do mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE - Gazeta Express
string(68) "data-ja-kur-do-mbahet-konferenca-e-katert-nderqeveritare-shqiperi-be"

Shqiperi

Gazeta Express

21/02/2025 16:33

DATA/ Ja kur do mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Shqiperi

Gazeta Express

21/02/2025 16:33

Konferenca e katërt mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të zhvillohet më 18 mars. Lajmin e konfirmoi shefi i diplomacisë polake, Radoslaë Sikorski gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Në këtë raund të ri bisedimesh do të hapet grup-kapitulli i tretë i negociatave për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse

 “Ne shpresojmë që të hapim një grup-kapitull të ri të negociatave me Shqipërinë në një konferencë ndërqeveritare që do të zhvillohet muajin e ardhshëm dhe po ashtu vijimin e negociatave edhe me Malin e Zi. Zgjerimi është një proces me përfitime të dyanshme, si për shtetet kandidate dhe për ato anëtare të BE-së. Po ju jap si shembull shifrat në rritje të tregtisë mes Gjermanisë dhe Polonisë që nga koha kur ne u bëmë shtet anëtar. Tregtia mes nesh u rrit me 8 herë”, tha Radoslaë Sikorski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement