Dialogu me Serbinë pritet të rifillojë më 12 korrik - Gazeta Express
string(59) "data-12-korrik-eshte-paralajmeruar-si-rifillimi-i-dialogut1"

Dialogu me Serbinë pritet të rifillojë më 12 korrik

Gazeta Express

06/07/2020 23:15

Ka një muaj që ka marr detyrën e kryeministrit. Por, të martën Avdullah Hoti do të ketë një takim shumë të rëndësishëm.

Gjithçka do të ndodh në Paris, atje ku Hoti do të takohet me presidentin francez Emanuell Macron.

Lexo Edhe:

Takimi do të zhvillohet në pallatin Elise, ndërsa pritja do të jetë me nderime shtetërore.

Kështu të paktën konfirmojnë nga zyra e kryeministrit.

E ky takim  në mes të Emanuell Macron e Avdullah  Hotit vjen pak ditë para se të mbahen dy takime tjera po kaq të rëndësishme.

Samiti i Parisit do të gjej Hotin duke përfaqësuar Kosovën në një prej samiteve më të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, ndërsa do të zhvillohet online e ku pritet të merr pjesë edhe kancelaria gjermane Angella Merkell.  

Ndërkohë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të rifilloj me 12 korrik.

Të paktën kështu ka thënë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Por, krejt ndryshe ishte menduar rinisja e dialogut

Me 27 qershor ishte paraparë që krerët e Kosovës dhe Serbisë, të takoheshin në Uashington, në një takim të ndërmjetësuar nga Richard Grenell.

Madje ekipi kosovarë edhe kishte marrë rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, porse ishte ndërprerë në gjysmë pasi që u bë publik lajmi se ndaj presidentit Hashim Thaçi, është dorëzuar një aktakuzë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

T7 është interesuar të dijë nëse Richard Grenell është i njoftuar për datën e dialogut të rinisur në Bruksel.

Mirëpo nga zyra e këtij të fundit kanë thënë se nuk kanë një informacion të tillë.