Dasmat në Angli do të bëhen me pesë persona, të tjerët do të ndjekin ceremoninë përmes Skype - Gazeta Express
string(91) "dasmat-ne-angli-do-te-behen-me-pese-persona-te-tjeret-do-te-ndjekin-ceremonine-permes-skype"

Gazeta Express

22/03/2020 14:46

Dasmat në Angli do të bëhen me pesë persona, të tjerët do të ndjekin ceremoninë përmes Skype

Gazeta Express

22/03/2020 14:46

Numri i personave në një dasmë në Angli, gjatë krizës së coronavirusit në kishë do të kufizohet me vetëm pesë persona.

Sipas rregullave të kishës, të pranishëm do të jenë vetëm prifti, nusja, dhëndri dhe dy dëshmitarë.

Lexo Edhe:

“Numri i personave në kishë do të jetë i kufizuar, mirëpo të afërmit ose miqtë e familjes mund të ndjekin ceremoninë përmes platformave të tilla si Skype”, u deklaruan nga Kisha e Anglisë.

“Përveç nuses dhe dhëndërit, distanca fizike duhet të respektohet sa është e mundur”, u shprehën ata.

“Prifti nuk ka pse të prek unazat për t’i bekuar ata, as nuk duhet të prekë duart e çiftit si pjesë e një lutje ose bekimi, kështu që është e mundur që shërbimi të vazhdojë me parime kufizuara”, është thënë më tej. /Telegrafi/