Dasma e Ilir Shaqirit/ Të ftuar disa prej ish-banorëve të “BBVIP”. Po Sabiani ku ndodhej? - Gazeta Express
string(84) "dasma-e-ilir-shaqirit-te-ftuar-disa-prej-ish-banoreve-te-bbvip-po-sabiani-ku-ndodhej"

Rozë

Gazeta Express

29/05/2022 8:19

Dasma e Ilir Shaqirit/ Të ftuar disa prej ish-banorëve të “BBVIP”. Po Sabiani ku ndodhej?

Rozë

Gazeta Express

29/05/2022 8:19

Ilir Shaqiri dhe Emanuela Morini kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre pas 20 vitesh bashkë me një ceremoni martesore buzë detit. Në ditën e dasmës ata kanë festuar gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së balerinit.

Ata u bekuan nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Lexo Edhe:

Në dasmë u panë miq të shumtë apo familjarë të çiftit. Balerini kishte të ftuar gjithashtu në ditën më të rëndësishme dhe disa prej ish-banorëve të “BBVIP”. Abrbër Sulstarova me partneren e tij, Ardit Çuni, Sheila Haxhiraj, Meridian Ramçaj, Arjola Demiri, Valon Shehu ishin pjesë e festës.

Mirëpo të gjithë duan të dinë nëse miku i tij Sabiani ishte pjesë e dasmës. Për fat të keq jo dhe duket se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë.

Por ku ndodhej këngëtari gjatë kohës ku po zhvillohej dasma

Ai ka zbuluar nëpërmjet një InstaStory se ndodhet në Vlorë, Dhërmi duke darkuar me djalin e vogël dhe një mikun e tij.